DYLON

Kryetari Haziri mirëpret një delegacion të mësimdhënësve nga Shqipëria

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një delegacion i mësimdhënësve nga Shqipëria, gjegjësisht nga komunat Elbasan, Korçë dhe Librazhd, kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave rreth arsimit gjithëpërfshirës.

Delegacioni është mirëpritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i falënderoi për vizitën dhe i garantoi bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.

EkoHigjiena

Mësimdhënësit nga Shqipëria, të cilët shoqëroheshin edhe nga përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, kanë përzgjedhur Komunën e Gjilanit si model i mirë i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta.

Delegacionin e mësimdhënësve e ka pritur edhe drejtorin i Arsimit, Nazmi Musa, ku së bashku kanë vizituar institucionet parashkollore si dhe dy shkolla gjithëpërfshirëse.

Delegacioni nga Shqipëria ka ftuar një delegacion nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit që të vizitojnë Shqipërinë për të vazhduar shkëmbimin e përvojave të mira mes vete. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.