DYLON

Kryetari Haziri kërkon nga qytetarët që t’i shmangen rrugës Pogragjë-Sllubicë, pas reshjeve të shiut

Kryetari Haziri kërkon nga qytetarët që t’i shmangen rrugës Pogragjë-Sllubicë, pas reshjeve të shiut
Avatar photo Redaksia

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.

Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen.

Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.

Për   çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.