DYLON

Kryetari Haziri ka pritur në takim komandantin e KFOR-it turk, Saim Bagci

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Saim Bagci. Haziri e ka falënderuar komandantin turk për vizitën, ndërkaq e ka njoftuar në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në Gjilan, që e ka vlerësuar të qetë, sikurse edhe ka përmendur faktin se Gjilani është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës me minoritetet.

Nga ana e tij, komandantii KFOR-it turk në Kosovë, koloneli Saim Bagci, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjendhe për bashkëpunimin e mirë që Komuna e ka pasuredhe në të kaluarën me të gjitha ekipet e KFOR-it turk.

EkoHigjiena

Gjithashtu, kryetari Haziri ka përmendur faktin se Komuna e Gjilanit është e vëllazëruar me Komunën e Yildirim të Bursas së Turqisëdhe se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe në të ardhmen me shtetin turk në interes të përbashkët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.