DYLON

Kryetari Haziri iu jep një lajm të mirë familjes Marovca

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka vizituar sot familjen e Zijadin Marovcës, e cila vuan nga mungesa e banimit, duke iu konfirmuar lajmin e mirë se nesër do të nisë ndërtimi i shtëpisë së tyre, që është donacion nga bashkatdhetari ynë në Zvicër, Ruzhdi Bunjaku.

Kreu i Komunës së Gjilanit, i cili shoqërohej nga kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se me fillimin e ndërtimit të shtëpisë së Zijadin Marovcës, nisë edhe zyrtarisht implementimi i projektit të Komunës së Gjilanit për të zgjidhur problemet qytetarëve që vuajnë nga problemet e banimit.

EkoHigjiena

Numri i shtëpive që janë premtuar nga qytetarët e vullnetit të mirë në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit me moton “Pak nga ne, shumë për ata”, ka qenë nëntë, ndërsa sot është siguruar edhe donacioni për ndërtimin e shtëpisë e dhjetë, e cila do të nis të ndërtohet në ditën e nesërme.

“Që nga marrja e detyrës së kryetarit të Komunës, kam vënë prioritetet për zgjidhjen urgjente të problemeve të banimit në Gjilan. Tashmë, po e implementojmë këtë projekt të madh të Komunës dhe kjo tregon për shpirtin e madh të LDK-së që t’i dalim në ndihmë nevojtarëve. Më gëzon shumë fakti që në ditëlindjen time, sot është gëzuar edhe familja Marovca, e cila shumë shpejt do të bëhet me shtëpi të re, falë bashkatdhetarit tonë në Zvicër, Ruzhdi Bunjaku, i cili ka marrë përsipër ta kryej këtë punë nga kursimet e familjes së tij. Me këtë logjikë të qeverisjes do të vazhdojmë dhe brenda mandatit katër vjeçar do t’i zgjidhimin të gjitha problemet e banimit në Komunën e Gjilanit”, ka thënë, Haziri.

Nga ana e tij, Zijadin Marovca, ka thënë se falënderon kryetarin Haziri për humanitetin e tij që po e tregon në mënyrë të vazhdueshme me familjet në nevojë.

“Qysh pe shifni edhe vetë, na kena jetue n’kushte shumë t’randa deri tash…Faliminer shumë prej kryetarit që e ka ndërmarrë këtë aksion me na i maru shpijat. S’kam fjalë qysh me e përshkrue gëzimin tem edhe të familjes”, ka thënë Marovca , që ka 8 anëtarë të familjes, të moshës prej 3-14 vjeçare. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.