DYLON

Kryetari Haziri i jep mbështetje ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar vizitat me karakter informues në institucionet e Gjilanit.

Kësaj radhe, kryetari Haziri ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, ku është njoftuar nga përfaqësuesit e kësaj kompanie për punën dhe sfidat me të cilat ata po ballafaqohen.

EkoHigjiena

“Ju faleminderit kryetar për vizitën. Kjo vizitë në kompaninë tonë e tregon seriozitetin tuaj si kryetar komune. Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve” operon me gjithsejt 46 operatorë, ndërsa 250 autobusë në ditë hyjnë e dalin nga këtu. Në përgjithësi mirë jemi duke funksionuar, por kemi nevojë për përmirësim.  Ka mbetur pezull cështja e definimit sa i përket raporteve të AKP. Pastaj kemi mbi 1 milion euro borxhe të trashëguara ndaj ATK-së. I kemi poashtu 32 konteste gjyqësore, kemi probleme me qiraxhinjtë”, ka thënë kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, Avni Hajrullahu.

Ndërsa, kryetari Haziri i ka dhënë përkrahje kësaj kompanie në funksionimin e suksesshëm të saj. “Erdha për t’i parë shërbimet në stacionin e autobusëve. Si komunë, duhet t’i identifikojmë problemet dhe nevojat që keni. Si kryetar komune do t’ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve, për ta pasur më të lehtë funksionimin. Bashkarisht do t’ia dalim drejt suksesit”, ka thënë kryetari Haziri./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.