DYLON

Kryetari Haziri hapi zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, e ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Gjilan.
Me këtë rast, kryetari Haziri u zotua se do të vazhdojë t’i subvencionoj familjet bujqësore, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa punuar.

“Sot filluam fushatën e korrje-shirjeve, e falënderoj Drejtorinë e Bujqësisë për përgatitjet, bujqit dhe kombanjerët, të cilët kanë bërë të pamundurën që fushata e korrje-shirjeve ta zë optimumin, kohën e bereqetit, që për një vit familjet kanë punuar për ta fituar bukën e gojës. I lutemi dhe i falemi Zotit për bukën e dhënë, për bereqetin që e kemi sivjet dhe zotohemi që do të vazhdojmë t’i subvencionojmë familjet bujqësore, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa punuar”, ka deklaruar Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se në komunën e Gjilanit janë të mbjellura mbi 3000 hektarë grurë, ndërsa ka shfaqur bindjen se fushata e korrje-shirjeve të pëfundojë brenda 12 ditëve.

“Në komunën e Gjilanit janë të mjellura 3000 hektarë dirthëra të bardha, prej tyre 2800 hektarë me grurë, i kemi 70 autokombanja dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet për korrje-shirjet. Pra kapacitetet pranuese të grurit janë të mjaftueshme dhe shpresoj shumë që për 12 ditë do ta përfundojmë fushatën. Uroj që të jetë një fushatë e mirë”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, rezultatet e para janë premtuese dhe për shifra të sakta të rendimentit, opinioni do të informohet ditëve në vijim./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.