DYLON

Kryetari Haziri feston me qytetarët

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka festuar Vitin e Ri 2014 në mesin e qindra qyetarëve të Gjilanit, para Teatrit të Qytetit.

“Urime të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit Vitin e Ri, me besim të madh që çdo familje, çdo qytetar të ketë lumturi, paqe, mirëqenie e begati në vitin 2014”, ka qenë mesazhi i urimit i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Më pas kryetari Haziri, ka vizituar institucionet që kujdestarojnë 24 orë: Policinë e Kosovës, Spitalin Regjional dhe Shërbimin e Zjarrëfikësve.

Ai ua ka uruar Vitin e Ri 2014 këtyre institucioneve, duke iu dëshiruar punë të mbarë e të palodhshme, për të shtuar se puna juaj që bëni kujdestari 24 orë është punë fisnike e humane në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

Ai ka inkurajuar këto institucione që të vazhdojnë të japin maksimumin në punën e tyre, përderisa ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë që do ta kenë me Komunën e Gjilanit në të gjitha aspektet.

“Kam ardhur t’ju uroj Vitin e Ri dhe t’ju falënderoj për punën e madhe që po bëni në çdo kohë. Kur të tjerët festojnë, ju punoni. Prandaj, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në punën tuaj”, ka thënë, mes tjerash, kryetari Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.