DYLON

Kryetari Haziri falënderon qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve

Kryetari Haziri falënderon qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur të premten mbledhja e bordit të drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë mbledhje është diskutuar për përmbylljen e vitit buxhetor, progresin e investimeve në infrastrukturë, gjendja me pandeminë COVID-19, sikurse edhe përgatitjet për shënimin e festave të 28 nëntorit, vit ky që i është kushtuar heroit të shqiptarëve, Abdullah Tahiri, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.