DYLON

Kryetari Haziri dhe zëvendësmintrja Zogaj-Gashi takohen për koordinim të disa projekteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.
Qëllimi i takimit mes kryetarit Haziri dhe zëvendësministres Zogaj-Gashi ka qenë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme, veçanërisht në efiçiencë dhe në fushën e teknologjisë informative.

Kryetari Haziri ka falënderuar zëvendësminstren Zogaj-Gashi për vizitën, ndërkaq është shprehur falënderues që Gjilani në bashkëpunim në MZHE-në është duke realizuar projektin e ndërrimit të gypave të asbestit, përderisa ka kërkuar nga ky dikaster qeveritar që të ndihmoj Gjilanin në projekte tjera, siç është sanimi i kapërderdhëses në penden e Përlepnicës, sikur edhe në zgjidhjen e problemit të deponisë së mbeturinave.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, zëvendësminsitrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka ofruar mbështetjen e plotë në realizimin e disa projekteve të sipërpërmendura për zhvillimin e Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.