DYLON

Kryetari Haziri dhe ministri Rrahmani nderohen me çmimin “Simboli Mbrojtës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shoqata Ballkanike e Hoteleve (BAHA), në të cilën janë të anëtarësuara Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia, e ka nderuar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmanin me çmimin “Simboli Mbrojtës” për përkrahjen e dhënë veprimtarive hoteliere dhe restoranteve,

Këtë çmim ua ka dorëzuar sonte në restorant “Bujana” kryetarit Haziri dhe ministrit Rrahmani, kryetari i shoqatës shqiptare të hoteleve, Zak Topuzi.

EkoHigjiena

Ndërkohë, një letër falënderimi për përkrahjen e dhënë veprimtarisë hoteliere dhe restoranteve, ua ka dorëzuar sonte kryetarit Haziri dhe ministrit Rrahmani edhe kryetari i Shoqatës maqedonase të hoteleve dhe restoranteve, Krste Bllazhevski.

Ndërkaq, restorant “Bujana” ka marrë shpërblimin nga ana e BAHA-s si restoranti më i mirë nacional në Ballkan për vitin 2015 dhe ceremonia më këtë rast mbahet nesës.

Organizimi i sotëm korrespondon me pesë vjetorin e themelimit të Shoqatës hoteliere turistike dhe agjencioneve të Kosovës (TAK). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.