DYLON

Kryetari Haziri aktivizon shtabin emergjent, pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan

Kryetari Haziri aktivizon shtabin emergjent, pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.