Kryetari Haliti viziton shkollën e fshatit Gjylekar
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Arsim, Qahil Sinani kanë vizituar sot fshatin Gjylekar, konkretisht shkollën fillore “Kenan Halimi”. Me këtë rast ata panë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në instalimin e ngrohjeve qendrore, që po bëhet falë një donacioni të Fondacionit Kosovë-Luksemburg e që është në fazën përfundimtare.
Ndërkaq për renovimin e kësaj shkolle është përkujdesur diaspora e fshatit Gjylekar. /2L ONLINE/
