DYLON

Kryetari Haliti vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar sot ambientet e shoqatës së pensionistëve në Viti, me që rast është njoftuar për së afërmi me aktivitetin e kësaj shoqate, e posaçërisht me investimet që janë bërë në përmirësimin e kushteve.

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Vitisë Xhemajl Rrustemi, ka theksuar se krahasuar me gjendjen në të cilën kanë qenë, tani kushtet janë dukshëm më të mira dhe i gjithë investimi që është bërë falë mbështetjes së institucioneve komunale dhe donatorëve. Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ka premtuar pensionistët edhe për mbështetje të tjera në përmirësimin e kushteve më të mira për ta. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.