DYLON

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Goshicë dhe përcolli nga afër punimet në disa projekte

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Goshicë dhe përcolli nga afër punimet në disa projekte
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij dhe përfaqësuesi i fshatit Goshicë kanë parë nga afër punimet në rivitalizimin e shkollës së fshatit Goshicë, punimet e së cilës janë realizuar në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë.

Gjithashtu ata kanë parë punimet që janë bërë në vendosjen e rrethojave të fushës sportive në këtë lokalitet dhe në rregullimin e rrugës fushore që lidhë fshatit Goshicë me Sadovinën.
Me këtë rast kryetari Haliti theksoi se ata po punojnë në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme për të mirën e banorëve të kësaj komune./2LONLIE.com/