Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij dhe përfaqësuesi i fshatit Goshicë kanë parë nga afër punimet në rivitalizimin e shkollës së fshatit Goshicë, punimet e së cilës janë realizuar në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë.
Gjithashtu ata kanë parë punimet që janë bërë në vendosjen e rrethojave të fushës sportive në këtë lokalitet dhe në rregullimin e rrugës fushore që lidhë fshatit Goshicë me Sadovinën.
Me këtë rast kryetari Haliti theksoi se ata po punojnë në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme për të mirën e banorëve të kësaj komune./2LONLIE.com/