DYLON

Kryetari Haliti vizitoi disa nga projektet kryesore në Shëndetësi

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka shikuar sot për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e Emergjencës në Viti, rivitalizimin e objektit të QKMF-së si dhe punimet në ndërtimin e parkut pranë kësaj qendre.

Haliti duke folur për përkushtimin e institucioneve komunale të Vitisë për përmirësimin e kushteve në aspektin e shëndetësisë.

EkoHigjiena

“Krahas këtyre punimeve po zhvillohen punimet edhe në ndërtimin e ambulantes në fshatin Pozheran këto janë të arriturat më të mëdha në aspektin e shëndetësisë në Komunën e Vitisë. Nuk është punuar kështu gjatë këtyre viteve në komunën tonë dhe këto i kemi arritur sivjet falë angazhimit dhe përformancës së mirë për të siguruar kushte më të mira në aspektin e shëndetësisë” u shpreh Haliti.

Duke folur lidhur me rivitalizimin e objektit të QKMF-së në Viti ai tha se kjo ka qenë e domosdoshme për këtë objekt duke theksuar se shpreson se në kohë do të përfundojnë punimet. /2L NLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.