DYLON

Kryetari Haliti: Vitia shembull i mirë në Kosovë në aspektin e sigurisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit, në të cilin është diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zbatimin e Planit të punës së KKSB-së për vitin 2015. Në këtë mbledhje, kryetari i komunës Sokol Haliti ka falënderuar gjithë mekanizmat e sigurisë dhe grupet që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të gjithmbarshme në arritjen e progresit në komunën e Vitisë.

Ai ka njoftuar anëtarët e KKSB-së për takimin e djeshëm me kryetarët e komunave të Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfaqësues të ambasadave dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë, ku Vitia është cilësuar si shembull për gjendjen e mirë të sigurisë. “Komuna e Vitisë është marrë si shembull i dy komunave më të mira në aspektin e sigurisë krahas komunave të Kosovës.

EkoHigjiena

Kjo është një e arritur e madhe pasi që edhe kemi shembullin e shkollës multietnike në Binqë, por edhe krijimin e një klime tolerante dhe të mirëbesimit në komunë. Kjo duhet vlerësuar si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes institucioneve dhe qytetarëve”, tha ai. Kryetari Haliti ka çmuar edhe punën dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, njiherit edhe kontributi i KKSB-së dhe EVSB-së ka ndikuar në këtë përmirësim të gjendjes.

“Kërkoj nga ju që kështu të vazhdoni të bashkëpunoni dhe të respektojmë shtyllat e shtetit, sikur edhe gjitha etnitetet në përgjithësi. KKSB ka rol shumë të madh e të rëndësishëm, andaj ju ftoj të bashkëpunoni”, ka thënë Haliti.

Për situatën e sigurisë ka raportuar komandanti I stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, i cili e ka vlerësuar situatën shumë më stabile se vitin paraprak. Ai ka bërë t5ë ditur se në gjitha llojet e rasteve ka pasur rënie të numrit si në vjedhje, raste kriminale, të aksidenteve etj.

Anëtarët e KKSB-së kanë dhënë propozimet e tyre për disa raste që duhet të ndërmerren masa, ndërkohë që në lidhje me planin e punës së KKSB-së, kanë vlerësuar se është realizuar mbi 80 % e këtij plani.

Ndërsa si rekomandime që dolën nga ky takim, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu që edhe ka kryesuar këtë takim, përmendi 3 pika që u konsideruan si më të rëndësishme siq është: Shtimi i patrullimit të policisë në pjesën afër kishës serbe në Viti, të diskutohet në shkolla për sjelljet e nxënësve ndaj objekteve fetare, si dhe të apelohet për përdorim të kontrolluar të mjeteve piroteknike./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.