DYLON

Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese

Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, andaj se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj. Me këtë rast, shprehi mirënjohjen e Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Me respekt:

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.