DYLON

Kryetari Haliti uron mësuesit për ditën e tyre 7 Marsin

Avatar photo Redaksia

Të nderuar mësues e mësuese, arsimtar e arsimtare. 7 Marsi-Dita e nderimit të mësuesit, na bënë t’ i përkujtojmë me respektin më të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe. “Sot, mësuesit e pedagogët, me punën e tyre të palodhshme po i japin një vizion koherent arsimit në Kosovë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, gjithë mësueseve, arsimtarëve e profesorëve, ua uroj 7 Marsin- Ditën e mësuesit, ditën e përkushtimit dhe përgjegjësisë suaj në edukimin e brezave të rinj që janë e ardhmja e këtij vendi.
Suksese të mëtutjeshme. Gëzuar
Viti:07.03.2016 Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.