DYLON

Kryetari Haliti, uron FC “Kosova” në Gjenevë për titullin e kampionit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka uruar Klubit të Futbollit “Kosova” në Gjenevë,titullin e kampionit në Ligën e III-të rajonale, dhe kualifikimin në Ligën e II-të Gjenevës. Në mesazhin e urimit që kryetari Haliti, i ka përcjellë Klubit të Futbollit “Kosova”, thuhet se kjo arritur e Klubit “Kosova”, është një e arritur që na bënë krenar, pasi ky klub që përbëhet kryesisht nga futbollist dhe drejtues të klubit nga komuna e Vitisë , por edhe me gjerë, me paraqitjet e veta ka treguar kualitete si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

“Me këtë të arritur si dhe të arriturat tjera në fushën e kulturës, sportit dhe në fusha tjera, mërgimtarët tanë në Zvicër, po tregojnë se janë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane dhe se këto rezultate ata I bëjnë ambasador më të mirë të vendit tonë jashtë kufijve të Kosovës”, ka thënë Haliti.

EkoHigjiena

Klubi I Futbollit “Kosova”, i cili përbëhet nga futbollist që vijën nga rajone të ndryshme të Kosovës e të cilët përkohësisht punojnë, studiojnë apo jetojnë në Gjenevë të Zvicrës, sezonin 2015/16 e kishte një nga sezonet e saja më të suksesshme, pasi krahas titullit të kampionit dhe rikthimin në ligën e dytë të Gjenevës, ishin edhe finalist të Kupës së Gjenevës.

-Foto: “FC Kosova” Geneve officiel

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.