/2L ONLINE/ – Me rastin emërimit të Dr. Don Lush Gjergjit si Monsinjor dhe Kapelan i Papës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka uruar Don Lush Gjergjin për marrjen e këtij titulli. “ Dëshiroj të shpreh bashkëvendësit tonë Dr. Don Lush Gjegjit, përgëzimet e mija më të sinqerta me rastin e emërimit të tij Monsinjor dhe Kaplan të Papës. Pa dyshim se Dom Lush Gjergji e meriton këtë titull andaj nuk mbetet gjë tjetër veç se të urojmë për këtë” thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti./2L ONLINE/