DYLON

Kryetari Haliti u takua me Presidentën e Parlamentit të Zhenevës, znj. Ana Roch

Kryetari Haliti u takua me Presidentën e Parlamentit të Zhenevës, znj. Ana Roch
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është takuar me Presidente e Dhomës së Lartë në Parlamentin kantonal të Zhenevës, znj. Ana Roch si dhe nga anëtarë të tjerë të këtij parlamenti.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e uroi zonjën Roch për mandatin e saj të ri si kryetare e parlamentit, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj popullit dhe qeverisë së Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës dhe komunës Vitisë në periudha të ndryshme, si dhe për kontributin konkret në zhvillimin e komunës së Vitisë në projekte të ndryshme.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti theksoi se falë kësaj mbështetjeje, në Viti janë realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme, të financuara nga buxheti i Konfederatës së Zvicrës, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve për të cilën ata ju janë mirënjohës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.