DYLON

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ministrja Bajrami

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira u pritën sot në takim nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami.

Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth mundësive që të fillojnë bashkëpunimin në mes të kësaj ministrie me komunën e Vitisë dhe për krijimin e zonës së lirë ekonomike dhe inkubatorit të biznesit.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi Ministrja Bajrami shprehi gatishmërinë që MTI të financoj krijimin e kësaj zone të lirë ekonomike në këtë komunë. Ndërkaq Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash theksoi se krijimin i zonës së lirë ekonomike është i mirëseardhur për qytetarët e kësaj komune e në veçanti për bizneset pasi që kjo do të ndikoj në krijimin e vendeve të reja të punës por edhe të zhvillimit ekonomik të Komunë së Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.