DYLON

Kryetari Haliti të mobilizohemi për mbrojtën e pyjeve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Gjykatës Komunale të Vitisë janë takuar sot me Kryetarin e Komunës së Vitisë,Sokol Haliti si dhe  Drejtori për  Bujqësisë, Pylltarisë dh Zhvillim Rural dhe U.D së Inspeksionit. Gjatë këtij takimi është biseduar për ndalimin e prerjes ilegale të pyjeve publike dhe private.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti tha se është shumë më rendësi që të gjitha mekanizmat të mobilizohen me qëllim që të bëhet parandalimi i degradimit dhe shkatërrimit të pyjeve në  në Komunën e Vitisë. Sipas tij komunës i nevojitet ndihma e të gjithë organeve përfshirë edhe qytetarët që të parandalojmë këtë dukuri.

EkoHigjiena

“Pyjet janë pasuri e jona e përbashkët andaj duhet edhe të kujdesemi për këtë. Ne si institucione komunale jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës, Gjykatën, dhe Agjencionin Pyjeve me qëllimin më të mirë që të parandalojmë dhe të mbrojmë pyjet nga degradimi” u shpreh kryetari Haliti.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Komandanti i stacionit policor në Viti, Agim Lipovica si dhe zëvendësi i tij, Xhafer Rexhepi, Kryetari i Gjykatës themelore  në Gjilan-dega në Viti Skendër Shefki. Ndërsa nga përfaqësuesit e komunës përveç kryetarit Haliti kanë marrë pjesë Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Veton Ademi si dhe U.D i Inspeksionit Skendër Ahmeti.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth masave parandaluese si: Implementimi i ligjit të pyjeve, konfiskimi i automjeteve transportuese, shqyrtimi urgjent i lëndëve në gjykatë që kanë të bëjnë me prerjen ilegale të pyjeve, aksionet mbështetëse për policinë e Kosovës si dhe vendosja e pikave të kontrollit nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.