(2LONLINE) – Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Gjykatës Komunale të Vitisë janë takuar sot me Kryetarin e Komunës së Vitisë,Sokol Haliti si dhe Drejtori për Bujqësisë, Pylltarisë dh Zhvillim Rural dhe U.D së Inspeksionit. Gjatë këtij takimi është biseduar për ndalimin e prerjes ilegale të pyjeve publike dhe private.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti tha se është shumë më rendësi që të gjitha mekanizmat të mobilizohen me qëllim që të bëhet parandalimi i degradimit dhe shkatërrimit të pyjeve në në Komunën e Vitisë. Sipas tij komunës i nevojitet ndihma e të gjithë organeve përfshirë edhe qytetarët që të parandalojmë këtë dukuri.
“Pyjet janë pasuri e jona e përbashkët andaj duhet edhe të kujdesemi për këtë. Ne si institucione komunale jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës, Gjykatën, dhe Agjencionin Pyjeve me qëllimin më të mirë që të parandalojmë dhe të mbrojmë pyjet nga degradimi” u shpreh kryetari Haliti.
Në këtë takim kanë marrë pjesë Komandanti i stacionit policor në Viti, Agim Lipovica si dhe zëvendësi i tij, Xhafer Rexhepi, Kryetari i Gjykatës themelore në Gjilan-dega në Viti Skendër Shefki. Ndërsa nga përfaqësuesit e komunës përveç kryetarit Haliti kanë marrë pjesë Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Veton Ademi si dhe U.D i Inspeksionit Skendër Ahmeti.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth masave parandaluese si: Implementimi i ligjit të pyjeve, konfiskimi i automjeteve transportuese, shqyrtimi urgjent i lëndëve në gjykatë që kanë të bëjnë me prerjen ilegale të pyjeve, aksionet mbështetëse për policinë e Kosovës si dhe vendosja e pikave të kontrollit nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën. /2lonline/