(2LONLINE) – Këtë të shtunën investitori nga Zvicra Rolf Alther, njëherit edhe kryetar i shoqatës Zvicër – Shqipëri është takuar me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe me përfaqësuesit e klerit katolik dhe këshillin e fshatit Letnicë. Në këtë takim u diskutua për mundësinë e investimeve në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në zonën e Letnicës.
Shtetasi zviceran Rolf Alther, tregoj për disa plane që mendon të investon në këtë komunë, si dhe kërkoj nga komuna mbështetje për këtë gjë. Kryetari Haliti shprehi gatishmërinë për investime të tilla, dhe njëkohësisht falënderojë kryetarin e shoqatës Zvicër – Shqipëri, Rolf Alther për gatishmërinë e tij për të investuar në komunën e Vitisë. Pritet që shumë shpejtë të fillojnë projektet në këtë drejtim./2lonline/