DYLON

Kryetari Haliti takoi drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të takimeve që kryetari i komunës Sokol Haliti po zhvillon nëpër Drejtoritë komunale, një i tillë është realizuar sot në Drejtorinë e Arsimit, me që rast ka takuar drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, nga të cilët është njoftuar me ecurinë e mbarëvajtjes së procesit mësimor në këtë komunë.

Temë bisede ishte fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, procesi aktual i mësimit,sfidat dhe planet në të ardhmen. Kryetari Haliti ka vlerësuar lartë vitin 2015 duke e vlerësuar atë si shumë të suksesshëm në ngritjen e cilësisë së mësimit.

EkoHigjiena

Ai ka përmendur edhe përkushtimin institucional në ri vitalizimin e objekteve shkollore dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërkohë që ka ri theksuar se ky vit do të jetë i veçantë për personelin dhe nxënësit e shkollës “Halil Alidema” në Pozheran, pasi që pritet të filloj edhe ndërtimi i objektit të ri të kësaj shkolle./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.