DYLON

Kryetari Haliti takoi drejtorët e shkollave në prag të vitit të ri shkollor

Kryetari Haliti takoi drejtorët e shkollave në prag të vitit të ri shkollor
Avatar photo Redaksia

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e shkollave të komunës dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi dhe koordinimi rreth përgatitjeve për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti i përgëzoi drejtorët e shkollave dhe stafin e Drejtorisë së Arsimit për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunën e Vitisë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u bë e ditur se më 1 shtator do të fillojë mësimi në objektin e renovuar të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, i cili tashmë ofron kushte më moderne për zhvillimin e procesit arsimor.

Kryetari Haliti u zotua se përkrahja për arsimin do të mbetet prioritet i komunës, duke theksuar se investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.