DYLON

Kryetari Haliti takohet me Ministrin Hoti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Ministrin për Financa, Avdullah Hoti. Gjatë këtij takimi ata kanë folur për zhvillimin ekonomik të Komunës së Vitisë dhe projekteve që i ka paraparë qeveria komunale e kësaj komune e ndër to ishte edhe shkolla fillore në Pozheran të Vitisë.

Gjithashtu Kryetari Haliti është takuar edhe me Sekretarin permanent për ambient, Arben Çitaku me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth lumit “Morava” që të gjendet një zgjidhje lidhur me përmbytjet e kohë pas koheshme që shkaktohen nga ky lum

EkoHigjiena

Përndryshe, në kuadër të vizitave zyrtare që është duke i bërë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ai është takuar edhe me Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala.

Gjatë këtij takimi që është zhvilluar në Prishtinë Kryetari Haliti dhe Ministri Shala kanë bashkëbiseduar rreth projekteve në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit konkretisht rreth projektit të Shtëpisë së Kulturës në Viti, Palestrës Sportive etj. Gjithashtu Kryetari Haliti ka folur edhe për nevojat e ndërtimit të një stadiumi sportiv në komunën e Vitisë. /2L ONLINE/