DYLON

Kryetari Haliti, takim pune me kabinetin e tij, drejtorët komunal dhe përfaqësuesit tjerë institucional

Kryetari Haliti, takim pune me kabinetin e tij, drejtorët komunal dhe përfaqësuesit tjerë institucional
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur një takim pune në fillim të vitit me Kabinetin e Kryetarit, Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit e Institucioneve Komunale.

Gjatë këtij takimi u diskutua për planifikimin e buxhetit nga të gjitha drejtoritë, mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave të prokurimit, si dhe për implementimin e rregullt të projekteve dhe aktiviteteve komunale.

EkoHigjiena

Po ashtu, u shqyrtua plani i punës për periudhën në vijim, me theks të veçantë në koordinimin ndërinstitucional, përcaktimin e prioriteteve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale dhe vendosjen e një qasjeje të përbashkët për një funksionim sa më të mirë të Komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.