Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nisur javën duke parë nga afër disa nga punimet që po zhvillohen në projekte të ndryshme në komunën e Vitisë, konkretisht për gjatë rrugës Viti-Kllokot, ku po bëhet ndërtimi i trotuarit.
Rregullimi i kësaj pjese po shihet si i një rëndësie të veçantë, për dy komunat por edhe për banorë të cilët jetojnë në këtë pjesë e në veçanti edhe për bizneset e shumta.
Haliti tha se në shumë pjesë të qytetit të Vitisë, janë duke u zhvilluar punime të shumta më qëllim që qyteti i Vitisë jo vetëm të jetë më i bukur për banorët e saj dhe vizitorët por të jetë më i qasshëm dhe më i sigurte për të gjithë.
Ai tha se edhe në pjesë të ndryshme të territorit të komunës së Vitisë po realizohen projekte të shumta në interes të qytetarëve vitias, duke shtuar se ai do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar që të realizoj sa më shumë projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /2LONLINE/