DYLON

Kryetari Haliti sheh nga afër ecurinë e disa projekteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar me inspektimin e punimeve të disa projekteve të rëndësishme të cilat janë duke u realizuar në territorin e kësaj komune.

Me këtë rast ai ka parë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Zhiti, ndërtimin e objektit të ri të shkollës në fshatin Ballancë i cili është në fazën përfundimtare.

EkoHigjiena

Po ashtu ai ka vizituar edhe lumin “Morava e Binqës ” ku është duke u bërë pastrimi i këtij lumi pasi që mbyllja e saj ishte cilësuar si problematike sepse nga kjo më parë ishin shkakëtuar përmbytja e qindra hektarë bujqësore në territorin e kësaj komune. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.