/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesi të KFOR-it hungarez, lidhur me zhvillimet aktuale në këtë komunë. Ky takim kishte karakter njohës dhe kryetari Haliti i njoftoi ata për aktivitetet e komunës dhe bashkëpunimin e mirë që kanë Institucionet me autoritetet e KFOR-it. Ushtarakët e KFOR-it hungarez Brodi Laszhlo dhe Molnar Zsolt, janë interesuar të dinë më shumë për situatën e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe të Kllokotit, bashkëjetesën e komuniteteve jo shumicë dhe mirëqenien qytetare në përgjithësi.
Në takim me përfaqësuesit e lartë të KFOR-it hungarez, ishte i pranishëm edhe zv.kryetari i komunës së Kllokotit Hasan Rashiti./2L ONLINE/