DYLON

Kryetari Haliti priti nxënësit kampion të shahut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur, sot, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “ Bafti Haxhiu” në Viti të cilët janë kampionët e Republikës së Kosovës në shah në garën e organizuar nga federata e sportit shkollor e ku kanë marrë pjesë nxënësit shahist të shkollave fituese nga shtatë rajonet e Kosovës.

“Ky sukses i juaji na gëzon ma masë pasi është në vazhdën e sukseseve të cilat po ja arrijnë nxënësit tanë në garat e ndryshme që po organizohen në nivel vendi”, ka thënë Kryetari Haliti. Ai ju ka premtuar mbështetje të Institucioneve Komunale këtyre nxënësve dhe ka uruar ata për suksesin e arritur.

EkoHigjiena

Kurse pedagogia edukatës fizike të SHMU “ Bafti Haxhiu”, Makfirete Zuka, ka thënë se ky sukses ka rëndësi të madhe pasi është arritur, pas një gare të fort mes nxënësve të shkollave të ndryshme nga gjithë Kosova. Nxënësit fitues të kësaj gare janë: Elion Rexhepi, Auron Ismajli, Venhar Jaha, Jeton Sinani, Majlinda Rashiti, Elmedia Ismajli. Ndërkaq në pritjen e këtyre nxënësve në krye me Drejtorin e Shkollës “ Bafti Haxhiu, Mustafë Aliu dhe personelin tjetër arsimor ka marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani. /2L ONLINE/