DYLON

Kryetari Haliti priti në vizitë Ambasadorin Hungarez, László Márkusz

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë pritur sot në takim ambasadorin hungarez në Kosovë, László Márkusz, me të cilin ka zhvilluar një takim të përbashkët ku kryetari Haliti e njoftoj atë për zhvillimet e përgjithshme në këtë komunë në veçanti për mundësinë që ofron ajo për zhvillimi ekonomik dhe bujqësor.

Pas këtij takimi ata kanë vizituar kishin katolike në Letnicë ku u njohën nga prijësit fetar mbi historinë e këtij objekti fetar ku humanistja shqiptare Nëna Terezë morri thirrjen për të shërbyer si murgeshë dhe për të ndihmuar të varfëritë .

EkoHigjiena

Ata gjithashtu vizituan edhe objektin e shkollës e parë shqipe muze në Stubëll e Epërme, ku në kuadër të një projekti të përbashkët në mes MKRS-së dhe Komunës së Vitisë është duke u bërë restaurimi i këtij objekti të rëndësishëm me vlerë historike.

Pas vizitës së ambasadorit Márkusz, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë ka pasur nderin që për vizitë të ketë ambasadorin e shtetit Hungarez me të cilin sipas tij ka biseduar për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e komunës së Vitisë.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme që janë në interes të komunës sonë, për zhvillimin ekonomik, bujqësinë për çështjet kulturore-sportive pasi që sot vizituan edhe vendet kulturore historike në Stubëll dhe Letnicë. Gjithashtu e kam njoftuar atë për sektorët dhe nënësektorët në fushën e bujqësisë për të cilët besoj fuqishëm se mund të bashkëpunojmë në të ardhmen “ u shpreh Haliti.

Ai tha se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të kësaj komune me Odën Ekonomike Hungareze, kreditë hungareze por edhe për mundësitë e shkëmbimit të vizitave në mes të dy vendeve. Haliti tha se me qenë se kjo komunë po tregohet e suksesshme në raportet e ndryshme vizitat e ambasadorëve të shteteve të huaj janë gjithnjë e më të shpeshta.

Në fund të këtij takimi Kryetari Haliti dhe Ambasadori Márkusz shkëmbyen dhurata simbolike. Po ashtu ata gjatë ditës së sotme ata kanë vizituar kishin katolike në Letnicë, ku u njohën nga prijësit fetar mbi historinë e këtij objekti fetar ku humanistja shqiptare Nëna Terezë morri thirrjen si murgeshë dhe për të ndihmuar të varfëritë por edhe për festën e njohur të përvitëshmë që mbahet në Letnicë e njohur si “ Zonja e Letnicës” festë kjo që grumbullon pelegrinë nga vendet e shteteve të ndryshme.

Ata gjithashtu vizituan edhe objektin e shkollës e parë shqipe-muze në Stubëll e Epërme, ku në kuadër të një projekti të përbashkët në mes MKRS-së dhe Komunës së Vitisë është duke u bërë restaurimi i këtij objekti të rëndësishëm me vlerë historike. /2LONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.