DYLON

Kryetari Haliti priti në takim zv.ministrin e Diasporës Sahit Krasniqin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës z.Sahit Krasniqi, me të cilin është biseduar kryesisht për përgatitjet rreth pritjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora .

Në fokus të këtij takimi ishte edhe regjistrimi i diasporës në komunën e Vitisë, proces ky i cili është vlerësuar, pasi që jep detaje më të hollësishme [për numrin e mërgimtarëve. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për kushtet e plotësimit të kërkesave të bashkatdhetarëve, që kryesisht kanë të bëjë me kompletimin e dokumentacioneve në gjendjen civile, si dhe mobilizimin e regjistrimit të tyre./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.