(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti sot në takim veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare Zeqir Ramiqi me këtë rast ata bashkëbiseduan lidhur me kahjet e zhvillimit të kësaj komune dhe hapave të cilat po i ndërmarrin institucionet komunale të Vitisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Për ndryshe Zeqir Ramiqi është nga Pozherani i Vitisë dhe është i njohur si një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, i përndjekur politik dhe i burgosur në vitin 1973 nga sistemi i atëhershëm shtetëror, aktivist i shquar i cili ka bashkëpunuar ngushtë me diasporën shqiptare në të mirën e vendit.
Ai për momentin jeton me familje në shtetin Suedez./2L ONLINE/