DYLON

Kryetari Haliti priti në takim të riun vitias, Lorik Jashari dhe ekipin e tij si fitues të garës ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026

Kryetari Haliti priti në takim të riun vitias, Lorik Jashari dhe ekipin e tij si fitues të garës ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të riun nga komuna jonë, Lorik Jashari, i cili së bashku me ekipin e tij është shpallur fitues në garën ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026.

Gjatë takimit, Lorik Jashari e njoftoi kryetarin Haliti me suksesin e arritur në këtë garë, ku ekipi i tij, në konkurrencë me mbi 500 pjesëmarrës, zuri vendin e tretë me projektin SpaceFlow, një platformë inovative për rezervimin dhe menaxhimin e hapësirave, e zhvilluar për Piramidën e Tiranës.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti e përgëzoi ekipin për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se sukseset e të rinjve në fushën e programimit . Ai theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë të rinjtë që përfaqësojnë vendin në arenën jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Lorik Jashari falënderoi kryetarin Haliti për pritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të ekipit dhe një motivim për sfidat e ardhshme, ku destinacioni i radhës është finalja në Helsinki. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.