Kryetari Haliti priti në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga Universiteti Justus Liebig-Giessen i Gjermanisë të kryesuar nga Prof. Rainer Waldhardt dhe Prof Till Kleinbecker nga Instituti i Ekologjisë së Peizazhit dhe Menaxhimit të Burimeve. Studentët u shoqëruan edhe nga Arben Mehmeti, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë takimit, kryetari Haliti ju ka uruar mirëseardhje në Viti dhe i ka njoftuar studentët me bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me qytetin gjerman të Kirchhain-it duke potencuar se ky bashkëpunim ka nisur që një kohë të gjatë dhe se ajo është kurorëzuar edhe me marrëveshje binjakëzimi. Kryetari Haliti tha se dy vendet kanë edhe projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe qëndrueshmërisë.
Ai ka veçuar Projektin ORG-VITI, i cili zbatohet nga partnerë të Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë Universitetin Justus Liebig-Gießen, Komunën e Vitisë dhe Qytetin e Kirchhain-it, me mbështetjen e Fondacionit Federal Gjerman për Mjedisin (DBU). Gjatë këtij takimi u bë me dije se projekti synon zhvillimin e mënyrave të qëndrueshme për shfrytëzimin e mbetjeve organike komunale dhe bujqësore, duke i trajtuar ato si burime të dobishme dhe jo vetëm si mbeturina.
Kryetari Haliti ka vlerësuar rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve ndërkombëtare, të cilat krijojnë mundësi për shkëmbimin e përvojave, përfshirjen e studentëve dhe të rinjve, si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetin. Ndërkaq Prof. Rainer Waldhardt falënderoj kryetarin Haliti për mikpritjen duke potencuar se në javën në vijim një delegacion gjerman nga Kirchhain dhe Universiteti i Gissenit do të vizitojnë Vitinë dhe do të marrin pjesë në punëtorin disa ditore. Më pas studentët kanë parashtruar kryetarit Haliti pyetje rreth zhvillimit të gjithmbarshme të komunës së Vitisë. Ky delegacion gjerman gjatë ditës ka vizituar edhe fshatin Smirë ku në kuadër të bashkëpunimit vite më parë rreth rrugës kryesore ishim mbjellë drunjë rreth rrugës kryesore. /2LONLINE/
