DYLON

Kryetari Haliti priti në takim shenjëtarin vitias, Drilon Ibrahimi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë pritur sot në takim shenjëtarin e njohur vitias, Drilon Ibrahimi. Ibrahimi e njoftoi kryetarin Haliti mbi aktivitetin e tij në garat e shenjëtarisë dhe bëri me dije se në Kampionatin e fundit ai ka fituar vendin e parë me pushkë ajrore në distancën 10 metra me gjithsej 564 rrathë.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e përgëzoj atë për suksesin e arritur, duke potencuar se Komuna e Vitisë dhe DKRS-ja janë të interesuar të mbështesin sportistet vitias dhe në këtë rast edhe shenjëtarin, Drilon Ibrahimi. Përndryshe vetëm gjatë këtij viti Ibrahimi ka arritur të thye 3 rekordet e tij, kurse gjatë vitit në vijim ai thotë se do të marrë pjesë në garat jashtë vendit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.