DYLON

Kryetari Haliti priti në takim prijësit e institucioneve fetare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në prag të përmbylljes së këtij viti, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim sot përfaqësuesit e institucioneve fetare të Vitisë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti u shpreh se Vitia përpos që gjithmonë ka qenë një vend i paqes dhe i respektimit të tolerancës fetare dhe ndëretnike ajo ka respektuar dhe kultivuar diversitetin fetar, kulturor dhe ndëretnike në këtë komunë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë: Imam Husamedin Hoxha, Kryetar i Bashkësisë Islame-Dega në Viti, Dom Albert Jakaj dhe Kristë Gjergji nga Kisha Katolike si dhe Zvonko Kostiç prijës i kishës Ortodokse Serbe në Viti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka apeluar prijësit fetar që të lobojnë tek komunitetet fetare që të ruhet dhe kultivohen vlerat e respektit ndaj njëri tjetrit dhe që punojnë bashkërisht me institucionet lokale dhe qendrore në të mirën e përbashkët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.