DYLON

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e lagjes Simixhiu nga Tresteniku i Vitisë

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e lagjes Simixhiu nga Tresteniku i Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të lagjës Simixhiu nga Tresteniku i Vitisë. Me këtë rast banorët e kësaj lagje e kanë njoftuar Kryetarin Haliti rreth nevojave të cilat kanë ata për investime.

Kurse Kryetari Haliti bëri me dije se Komuna e Vitisë ka realizuar projekte të shumta në të gjitha lokalitetet e kësaj komune pa dallime.

„Gjatë këtyre viteve kemi punuar shumë në projekte të shumta dhe atë në fusha të ndryshme. Përmes këtyre projekteve ne kemi synuar të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë pa dallimi“ u shpreh Kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ai shtoi se edhe gjatë vitit në vijim kjo komunë me partnerët e saj do të realizoj edhe shumë projekte të tjera si në infrastrukturën rrugore, arsim, bujqësi etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.