DYLON

Kryetari Haliti, priti në takim përfaqësuesit e FKEE-së për projektin e banimit social në Viti

Kryetari Haliti, priti në takim përfaqësuesit e FKEE-së për projektin e banimit social në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), konkretisht kompaninë implementuese dhe atë mbikëqyrëse, ku është prezantuar projekti i punimeve që po realizohen në dy objekte të banimit social në Viti.

Ky projekt, në vlerë prej 595 mijë euro, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët që jetojnë në këto objekte, duke i bërë ato energjikisht më efikase.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u diskutua për investimet që po realizohen, përfshirë mbështjellësin e jashtëm të objekteve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e sistemeve split, si dhe renovimin dhe izolimin e kulmeve. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e këtyre investimeve, të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Vitisë.

Punimet për këtë projekt kanë filluar para disa ditësh dhe pritet të përfundojnë në një afat të shkurtër. Kryetari Haliti falënderoi FKEE-në për mbështetje dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që promovojnë efikasitetin energjetik dhe përmirësojnë jetesën e qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.