• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Peci

Redaksia 2LONLINE 29 Qershor, 2022 4 min
 Kryetari Haliti priti në takim ministrin Peci

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Peci, e njoftoj atë për nevojën e përkrahjes së fermerëve dhe jetësimit të projekteve bujqësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Faton Peci. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes MBZHR-së dhe komunës së Vitisë në interes të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm bujqësor.

Kryetari Haliti fillimisht e njoftuar Ministrin Peci për mundësitë e zhvillimit bujqësor të komunës së Vitisë, duke e cilësuar Vitinë si hambarë të Anamoravë për shkak të cilësisë së lartë të tokës që ka kjo komunë. “Vitia është e njohur për prodhimtari bujqësore dhe ndryshe quhet hambarë i Anamoravës. Kjo komunë nuk është vetëm e njohur për kulturat lavërtarë por edhe për kulturat pemëtarë, blegtorale dhe të sektorëve të tjerë” u shpreh kryetari Haliti.

Ai foli edhe për takimin që kanë zhvilluar ata sot me ministrin Peci.

“Sot kemi bashkëbiseduar me ministrin për shumë aspekte, në sferën e bujqësisë si në nivel vendi ashtu edhe në nivel komunal, për problematikat, deficitet dhe nevojat që i kemi për projekte si për sistemin e ujitjes që jashtëzakonisht kemi nevojë shumë por edhe për subvencionime të tjera të fermerëve” theksoj Haliti duke përmendur edhe potencialet e mira që ka Vitia si hidroekonimike, të traditës bujqësore dhe organizimit të përbashkët të fermerëve në shoqata.

I pari i komunës tha se ai gjithashtu e ka njoftuar ministrin edhe me subvencionimin dhe përkrahjen që jep komuna e Vitisë nga buxheti i saj fermerëve, ndonëse sipas tij buxheti komunal është i vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat.

Kurse Ministri i MBZHR-së, Faton Peci, ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite. “ Në kuadër të raundit të vizitave që po zhvillojmë me komunat edhe me kryetarin Haliti diskutuam gjerë dhe gjatë mbi për krejt potencialin që ka Vitia dhe Kosova, posaçërisht marrë për bazë se ky e ka pasion këtë temën e diskutimit për bujqësi” u shpreh ministri Peci.

Ai shtoj se si ministër është i interesuar të shoh se si kryetarët e komunave e shohin potencialin e zhvillimit ekonomik përmes bujqësisë duke përmendur edhe disa objektivave që ata synojnë të krijojnë për hartën dhe potencialin e investimeve.

Kjo sipas ministrit Peci bëhet për tërheqjen e investimeve nga donatorë të ndryshëm dhe koordinimin sa më të mirë me komunat.

I pyetur nga gazetarët rreth projektit të ujitjes në Skifteraj që ishte nënshkruar më parë ministri Peci tha se në këtë vit nuk ka qenë Vitia përfituese por nuk përjashtoj mundësinë që ajo të jetë në të ardhmen. Ai bëri me dije se do të vizitoj edhe fshatin Skifterajn dhe theksoj se bashkërisht me kryetarin Haliti do të shqyrtojnë çështjen e projektit të ujitjes në Skifteraj të Vitisë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale fermerë Kryetari Haliti Ministria e Bujqësisë ministrin Peci Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com