Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët vitias që gjendën për pushime në vendlindje. Ai i ka falënderuar ata që asnjëherë nuk po harrojnë atdheun e tyre.
” Sot dua të jua falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që keni për vendlindjen tuaj por edhe për kontributin tuaj. Ju jeni gjithmone të mirëseardhur dhe ju uroj pushime të këndshme”, u shpreh kryetari Haliti. Ai i njoftoj ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet e realizuar dhe projektet që parashihen në të ardhmën.
Kryetari Haliti gjithashtu falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për vendin duke ne vlerësuar lartë kontributin e dhënë për Vitinë. Në këtë takim pos kryetarit me stafinbe tij i pranishme ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili.
Në këtë takim bashkatdhetarët parashtruan edhe pyetje rreth çështjeve të ndryshme. Gjithashtu u bisedua edhe rreth mundësive për ti mbështetur familjet në nevojë në prag të ndërrimit të vitit. Kurse Sali Abdullah falënderoj kryetarin për punën e mirë të bërë për Vitinë dhe përgëzoj të gjithë njerëz të vullnetit të mirë që të ndihmohen skamnoret.
Lidhur me aktivitet humane ka folur edhe Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës. Përndryshe komuna e Vitisë, llogaritet si një komunë me një diasporë të madhe në shtete të ndryshme të botës. /2LONLINE/