Kryetari Haliti priti në takim menaxherin e ri të projektit DEMOS/Helvetas-Swiss Intercooperation

Kryetari Haliti priti në takim menaxherin e ri të projektit DEMOS/Helvetas-Swiss Intercooperation

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ertan Munoglu, Menaxherin e ri të Projektit DEMOS/Helvetas-Swiss Intercooperation i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Me këtë rast ata kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të kësaj komune me këtë projekt.

Gjatë këtij takim kryetari Haliti pasi që i uroj marrjen e detyrës së re z. Munoglu tha se kjo komunë me vite të tëra ka pasur bashkëpunim të mirë me këtë projekt. “Për shumë vite kemi bashkëpunuar në projekte të ndryshme në interes të qytetarëve vitias me projekti DEMOS/ Helvetas-Swiss Intercooperation, falë këtyre projekteve jeta e qytetarëve vitias ka ndryshuar për së miri.

Uroj që të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të mirë jo vetëm në këtë vit por edhe në vitet në vijim”, u shpreh Haliti. Ai shtoj se qytetarët vitias ju janë mirënjohës shtetit Helvetik për atë që kanë bërë për vendin tonë në periudhat e ndryshme duke përfshirë kohën e para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Kurse z. Ertan Munoglu e njoftoj kryetarin Haliti me projektet e parapara nga ky projekt por edhe në mundësinë e marrjes së garantit stimulues për performancën e mirë në ofrimin e shërbimeve komunale. Gjithashtu në këtë takim kryetari Haliti bëri me dije se raporti i Auditorit të përgjithshëm i vitit 2016 për komunën e Vitisë, është cilësuar pakualifikuar.

KOMENTE