DYLON

Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e klubit “Vllaznia” të Pozheranit

Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e klubit “Vllaznia” të Pozheranit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryesinë e klubit futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme që institucionet komunale i japin këtij klubi, duke u zotuar se përkrahja nuk do të mungojë as në projektet e ardhshme.

EkoHigjiena

Një nga projektet e rëndësishme që u diskutua ishte edhe ai për rregullimin e tribunave të stadiumit të klubit, që njëherësh përbën edhe kërkesë të udhëheqësve të “Vllaznisë”.

Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e deritanishme dhe bashkëpunimin me institucionet komunale, udhëheqja e klubit “Vllaznia” e nderoi kryetarin Haliti me një mirënjohje.

Kryetari Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe klubet lokale, duke i parë ato si faktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore, rinore dhe sportive të komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.