Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë sot ka pritur në takim Klubin Futbollit për femra “Presing” nga Vitia i cili dje filloj garat kampionale në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti përveç që ju ka uruar për fitoren e parë në gara ka thënë se Komuna e Vitisë do të bënë përpjekje për mbështetjen e klubeve sportive e në veçanti edhe këtë klub të ri.
Ndërkaq trajnerët e këtij klubi Makfire Zuka dhe Granit Halili bënë me dije se KF “Presing” ka filluar garat me një ekip solid dhe lojtare të mira por kërkuan mbështetjen nga Komuna e Vitisë pasi siç theksuan janë në fazën fillestare.