DYLON

Kryetari Haliti priti në takim këngëtaren e re Erta Ramadani

Kryetari Haliti priti në takim këngëtaren e re Erta Ramadani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Erta Ramdanin, e cila ditë më parë ka marrë pjesë në Festivalin “Bled Golden Microphone”, që janë mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë. Ajo është kthyer në Viti me çmimin “Përformanca më e mirë”.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti e ka uruar Erta Ramadanin për suksesin e arritur duke shtuar se kjo komunë krenohet me suksesin e çdo qytetari të saj në çfarëdo fushe në veçanti me suksesin e rinisë.

Kurse ajo ndër tjerash ajo falënderoi kryetarin Haliti për mbështetjen që ka dhënë komuna e Vitisë pasi që përmes kësaj mbështetje sipas saj u bë e mundur pjesëmarrja e saj në këtë garë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.