DYLON

Kryetari Haliti priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth para përgatitjeve për shënimin e festës së njohur me emrin Zoja e Letnicës e cila për çdo vjet mbahet në Letnicë të Vitisë me 15 gusht.

Po ashtu Kryetari Haliti për Ipeshkvin, Imzot Dodë Gjergji ka ndarë një falënderim për bashkëpunimin dhe kontributin e tij. Ndërkaq ai në shenjë respekti ai i ka dhuruar Kryetarit Haliti një pikturë me figurën e Nënës Terezë./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.